Lajme

Peticioni për shkarkimin e Atiqit, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ia jep sallën e sporteve grupit iniciues

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 15 January 2024

Deri sot një javë, qytetarët në Mitrovicë të Veriut kanë kohë që të nënshkruajnë peticionin për nënshkrimin peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq. Grupi që ka iniciuar peticionin tashmë ka marrë dritën e gjelbër nga kuvendi komunal që ta shfrytëzojë sallën e sporteve për mbledhjen e nënshkrimeve.

Kryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, në një prononcim për Gazetën Express e konfirmoi këtë. Ai tha se e ka njoftuar grupin iniciues që mund ta shfrytëzojnë sallën e sporteve.

Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez pas dekla…
“Jemi mbledh me delegatët dhe jemi konsultuar në lidhje me kërkesën e grupit inciues për t’ia dhënë hapësirën publike, sallën e sporteve, për mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit. Ja u kemi leju shfrytëzimin e sallës së sporteve dhe i kemi njoftuar grupit inicues që mund ta shfrytëzojmë”, tha ai.

-Advertisement-

Ugljanin tha se qytetarët serbë kanë kohë deri më 22 janar t’i mbledhin nëshkrimet, por mund të kërkojnë edhe 15 ditë shtesë.

“Sipas udhëzimit administrativ kanë kohë edhe një javë, por kanë të drejtë edhe për 15 ditë shtesë nëse i kërkojnë”, tha Ugljanin për Express. Deri më 22 janar kanë kohë t’i mbledhin nënshkrimet edhe qytetarët në Leposaviq e Zubin Potok, derisa Zveçani është pesë ditë mbrapa. Këtë e bëri të ditur edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media disa ditë më parë.
“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që po mbledhin nënshkrime. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut , me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë që kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit. Ndërsa për komunën e Zveçanit kemi një situatë tjetër, pasi kryesuesja e Kuvendit s’e ka proceduar tek KQZ kërkesën e qytetarëve. Por siç është paraparë me udhëzim administrative, qytetarët i janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuesve në Zveçan dhe 20 % e duhur për të mbledhur nënshkrimet dhe për të procesuar me pjesën tjetër të udhëzimit administrativ”, ka thënë Krasniqi, derisa ka shtuar se Zveçani ka kohë deri më 27 janar. Çështja e zgjedhjeve në Veri është aktuale që nga dorëheqja e kryetarëve të kaluar në nëntor të vitit 2022, të cilët nuk qenë të kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Më pas zgjedhjet u caktuan për më 18 dhjetor, por për shkak të insistimit të bashkësisë ndërkombëtare ato u shtyen për më 23 prill, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë.
Pas shumë tensioneve në Veri, ndërkombëtarët rekomanduan dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë, mirëpo krerët shtetërorë në Kosovë përkrahën opsionin për peticionin, për çka më pas u hartua udhëzimi administrativ. Ky udhëzim parasheh që kryetarët të shkarkohen pas nisjes së peticionit nga qytetarët.Erden Atiq, Izmir Zeqiri, Lulzim Peci dhe Ilir Peci u zgjodhën kryetarë pasi fituan zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u karakterizuan me dalje të ulët të qytetarëve. Pasi ata hyrën në objektet komunale në Veri pati protesta të dhunshme që çuan në lëndime të pjesëtarëve të KFOR’it, Policisë e gazetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera