Lajme

Peticioni në Veri, Gjoshi hedh akuza: Po ndodh në koordinim mes Kurtit dhe Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 17 January 2024

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka akuzuar kryeministrin Kurti, sipas tij ai është koordinuar me Beogradin e Listën Srpska për t’ia marrë mandatin kryetarëve shqiptarë.

Gjoshi në një postim në “Facebook” tha se derisa krerët e Listës Srpska po i prijnë peticionit në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq është dëshmi për pretendimin e tij për koordinim.

“Fotografitë nga Mitrovica e Veriut, ku qytetarëve serbë të cilët po nënshkruajnë peticionin po u prijnë Goran Rakiqi e Igor Simiqi, janë dëshmi e qartë se gjithçka është në koordinim të plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Do të mbahet mend përgjithmonë, se ky proces është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit është zënë duke u koordinuar në prapaskenë me Listën Serbe e superkriminelin Milan Radojçiq. Kryeministër, nuk ka nevojë as për pyetje dhe as për sqarime. Gjithçka po duket e qartë si kristali: Ju jeni në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe. Kryeministër, fotografitë nga veriu i Kosovës tregojnë koordinimin dhe marrëveshjen tënde, që t’ia merrni mandatin kryetarëve që nuk janë të Listës Serbe”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera