Peterle: Konkurrencë e fortë në garën për balotazh

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 21 November 2017
Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, ka vlerësuar pozitivisht raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash në Kosovë, duke thënë se procesi në tërësi ka kaluar i qetë dhe i rregullt.
Vëzhguesit e BE-së kanë vëzhguar 292 qendra të votimit ditën e diel. Peterle tha se hapja dhe votimi u vlerësuan pozitivisht nga vëzhguesit dhe numërimi u zhvillua kryesisht në mënyrë transparente dhe efikase.
Ai shtroi nevojën e adresimit të disa aspekteve të rëndësishme të procesit të votimit dhe numërimit, në mënyrë që të përmirësohet më tej procesi në ditën e zgjedhjeve.
“Të kuptuarit e votuesve për procedurat e votimit vazhdojnë të jenë një fushë ku kërkohet një përmirësim i mëtejshëm. Mundësia e votimit me asistencë është kërkuar disa herë, dhe jo gjithherë nga votuesit që nuk kishin mundësi të votonin në mënyrë të pavarur. Fshehtësia e votës është ndikuar negativisht nga praktika, siç kanë qenë votimi grupor dhe familjar. Një koment tjetër, qasja në objekt për personat me aftësi të kufizuara u dëshmua të jetë e vështirë, ku pak më shumë se gjysma e vendvotimeve ishin te qasshme për personat që kanë kufizime në lëvizje. Ne kemi parë situata ku kishte ashensorë, por nuk funksionin. Në aspektin pozitiv, nuk pat ndonjë problem të veçantë për atë se me çfarë dokumentesh identifikimi duhet të pranohen për identifikimin e votuesve në këtë raund”, tha ai.
Ngritje të tensionit sipas Peterle, pati në Gjakovë dhe Mitrovicën Jugore, ku garuesit akuzuan njëri-tjetrin për metoda të padrejta të të bërit fushatë. Ndërsa tha se atmosfera në komunitetet me shumicë serbe ishte e polarizuar, por pa incidente.
“Atmosfera në komunitetet me shumicë serbe të Parteshit dhe Kllokotit ishte e polarizuar por pa incidente. Përfaqësuesit e të dy kandidatëve për kryetar të Parteshit e akuzuan njëri-tjetrin për akte të vazhdueshme të blerjes së votave dhe presionit mbi përkrahësit e tyre. Përkundër ankesave për frikësim të përkrahësve të tij nga kryetari i Listës Serbe, kandidati i IQ Kllokot-Verbovc, njoftoi se do t’i bashkohet Listës Serbe pak para zgjedhjeve duke marrë kështu edhe mbështetjen zyrtare nga përfaqësuesit e saj”, theksoi ai.
Peterle tha se këto zgjedhje kishin konkurrencë të fortë dhe se votat me kusht dhe ato me postë do të përcaktojnë fituesin në pesë komunat që gjenden në margjina të ngushta.
Ai shtoi se ka dëgjuar se Kosova së shpejti mund të shkojë në zgjedhje, dhe për këtë tha se pas gjithë këtyre zgjedhjeve në vitin 2017-të, ka ardhur koha që Kosova të arrijë rezultate.
“Pesë gara janë në margjina të ngushta, përfshirë në Prishtinë, Prizren, Rahovec, ku numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës, do të përcaktojnë rezultatin përfundimtar për këto 5 komuna. Misioni ynë do të qëndrojë në Kosovë deri në datën 7 dhjetor dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim procesin zgjedhor deri sa të shpallen rezultatet. Duhet të theksojmë qartazi se vlerësimet tona do të kenë kuptim vetëm nëse rekomandimet tona do të implementohen. Kam dëgjuar disa herë se Kosova mund të ketë së shpejti zgjedhje. Por unë shpresoj se nuk do të kthehem së shpejti për këtë qëllim”, u shpreh Peterle.
EU EOM shpërndau më shumë se 70 vëzhgues në tërë Kosovën në ditën e zgjedhjeve nga 25 shtete anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra dhe do të mbetet në Kosovë për të përcjellë procesin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe zgjidhjen e çdo parashtrese dhe ankese, deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Të tjera
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Protesta masive në Beograd, reagon Vuçiq
Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vëzhgua...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK’së- kush mbeti jashtë?
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Këta janë kandidatët e zgjedhur për deputet të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedh...
-
Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në, tani koha për qeveri sa më shpejtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas shpalljes së rezultateve për...
-
Lutfi Haziri: Vetëvendosja edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer, të përfundojnë hetimet sa më shpejt
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandali...
-
Protestuesit s’mund t’i afrohen Kuvendit të Serbisë, vendosin për të shkuar edhe në një lokacion të ri
Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të...
-
Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti nga zgjedhjet e 9 shkurtit
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit....