Lajme

Peter Handke shpallet person i padëshiruar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 11 December 2019

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi se e ka shpallur person non-grata fituesin e çmimit Nobel, Peter Handke.

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.

Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, tha Pacolli.

-Advertisement-

Ndryshe, shkrimtari kishte shprehur haptas mbështetjen e tij për të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe krimet e tij të kryera në Bosnje e Kosovë.

Kosova dhe disa shtete të tjera e kishin bojkotuar ceremoninë e dhënies së Nobelit për austriakun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera