Lajme

Peshkopi Teodosije: Arrestimi i serbit hodhi hije hidhërimi mbi festat tona

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 31 August 2017

Peshkopi Teodosij ka reaguar sot për arrestimin e serbit Bogdan Mitrovic ditë më parë, duke thënë se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të sqarojnë sa më shpejtë këtë rast.

Ai ka theksuar se serbët që po duan të rinovojnë fermat e tyre po e përjetojnë këtë proces si një tjetër presion ndaj institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të nacionalitetit serb, transmeton Indeksonline.

Mitrovic është arrestuar me rastin e një feste javën e kaluar, dhe Peshkopi Teodosije ka thënë se ky rast ka hedhur hije mbi gëzimin e festave, sidomos dike pasur parasysh se Bogdan edhe viteve të kaluara kishte ardhur lirshëm në Kosovë dhe askush nuk kishte dyshuar në të.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera