Fun & Video

Peshkaqeni bebe me ‘fytyrë njerëzore’ magjeps peshkatarët

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 February 2021

Nga të gjitha krijesat e mrekullueshme e të çuditshme që mund të hasen në oqeane, një peshkaqen mutant me fytyrë njeriu nuk të shkon shpesh në mendje.

Por një peshkatar në brigjet e Indonezisë mbeti i habitur kur pa pikërisht këtë.

Bebja mutante peshkaqen u kap nga Abdullah Nuren, 48 vjeç, në ujërat e Rote Ndao në provincën lindore të Nusa Tenggara.

-Advertisement-

Peshkatari kishte kapur fillimisht një peshkaqen të rritur me rrjetën e tij dhe kur i hapi barkun gjeti tre këlyshë brenda.

Por një prej tyre kishte një paraqitje çuditërisht ‘njerëzore’, me dy sy të mëdhenj të rrumbullakët nën turirin e tij prej egersire.

“Fillimisht gjeta nënën peshkaqen në rrjetë”, shpjegon Nuren. “Ditën tjetër hapa barkun e saj dhe gjeta tre këlyshë në stomak. Dy ngjanin si e ëma por njëri kishte një fytyrë si njerëzore”.

Nuren thotë se e çoi beben peshkaqen te familja e tij për ta ruajtur. Ai shton se finjët kishin ofruar ta blenin, por ai kishte refuzuar.

“Shtëpia ime është mbushur me njerëz që duan të blejnë peshkaqenin me fytyrë nejrëzore. Por unë do ta ruaj atë. Besoj se do të më sjellë fat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera