Lajme

Pesë vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, PSD-ja vendos citate të krerëve të Vetëvendosjes në objektin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 05 November 2021

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur një aksion pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Aksioni ka të bëjë me pesë vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ndelet shumë i mangët”, thuhet në pankartën e vendosur nga PSD-ja në objektin e Qeverisë, me citatin e kryeministrit Albin Kurti.

-Advertisement-

Përveç kësaj pankarte me citate të kryeministrit Albin Kurti, aktivistët e PSD-së kanë vendosur edhe citate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Më poshtë i gjeni citatet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera