Rozë

Pesë vite qëkur Arban Abrashi ia ‘liberalizoi’ vizat Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 04 May 2021

Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian kishte miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë kishte vlerësuar se Kosova kishte zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, transmeton Gazeta Sinjali.

E po këtë ditë liberalizimin e vizave e kishte parë punë të kryer Arban Abrashi nga LDK-ja, atëbotë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Urime liberalizimi, Urime Kosovë!

Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë” shkruante Abrashi në urimin për popullin e Kosovës”, kishte shkruar në përshkrimin e një selfie Abrashi, ku gjendeshin edhe Isa Mustafa, Vlora Dumoshi e Valon Murtezaj.

Ndryshe Kosova po pret dritën jeshile nga Këshilli i BE-së në mënyrë që të marrë liberalizimin e vizave.

Të tjera