Pesë vite nga vrasja e Ivanoviqit, kërkohet zbardhja e rastit

Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 16 January 2023
Familjarë, bashkëpunëtorë të afërt dhe qytetarë, kanë ndezur qirinj sot në 5-vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para selisë së Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” në veri të Mitrovicës.
Në vendin e vrasjes u mbajt ngjarja përkujtimore në ora 8:15, pikërisht në kohën kur kishte ndodhur vrasja pesë vite më parë, e cila u organizua nga familja, ndërsa edhe një ngjarje e tillë pritet të mbahet në ora 10:00 që do të organizohet nga Iniciativa që ai e kishte udhëhequr.
Gjatë këtij përkujtimi u kritikua gjyqësia e Kosovës, ajo e Serbisë, si dhe bashkësia ndërkombëtare, për të cilat u tha se edhe pas pesë viteve nuk kanë bërë sa duhet në zbardhjen e rastit.
Ish-lideri i Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi”, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa edhe pas kësaj kohe, autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur. /KP/

Të tjera
-
Përfundoi Provimi i Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur ...
-
Qëndroni shumë para kompjuterit? – Befason doktori i syve pasi tregon për ndikim e tij në sy
Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Endrit Sherem...
-
Memli Krasniqi: Kauza jonë është Kosova – të mobilizohemi për fitore të reja
Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetë...
-
Ambasada Gjermane del në përkrahje të juristes së medias Flutura Kusari: S’ka liri të medias në një vend ku zërat e medias ngacmohen
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka dalë në përkrahje të juristes së medias...
-
Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda e ka refuzuar k...
-
Kapet në flagrancë 29-vjeçari që u vidhte para turistëve në Sarandë
Një 29-vjeçar është arrestuar në Sarandë, nën dyshimin se vidhte para nga çan...
-
Bajrami: Energjia e importuar po vjen kryesisht nga Serbia
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me gjendjen aktual...
-
U rizgjodh kryetar i PDK-së, Krasniqi: Nder dhe përgjegjësi e lartë
Pas rizgjedhjes si kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur konferencë për...
-
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetë...
-
PDK miraton Deklaratë Politike, riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr Kosovën drejt zhvillimit
Partia Demokratike e Kosovës, në Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën m...
-
Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA
Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS...
-
Bekë Berisha ironizon me Vetëvendosjen: Tu e ndalë gjakd*erdhjen financiare, u habiten e ndalen KEK-un
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ironizuar me qeverinë në detyrë lidhur me...