Pesë vendimet e Merkel që do mbeten në “histori”
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 08 December 2021
Në gjashtëmbëdhjetë vitet që Angela Merkel mbajti postin e Kancelares së Gjermanisë, bota rreth saj ka ndryshuar shumë. Merkel filloi të qeverisë në vitin 2005, kur iPhone ende nuk ishte komercializuar, Silvio Berlusconi ishte politikani më popullor në Itali dhe Greta Thunberg ishte vetëm dy vjeç.
Merkel nuk ishte një vëzhguese pasive e ndryshimeve të mëdha globale, por ajo shpesh ndihmonte për t’i ndryshuar rrjedhën ngjarjeve përmes vendimeve që kanë lënë gjurmë në historinë e fundit dhe për të cilat do të vazhdojnë të flitet edhe në vitet e ardhshme.
Për shembull, qasja e saj ndaj të ashtuquajturës krizë të eurozonës kishte një rëndësi të madhe.
Në vitin 2010, Greqia ishte afër falimentimit dhe disa vende të tjera të Evropës Jugore si Italia, Spanja dhe Portugalia ishin në krizë për shkak të borxhit të madh publik dhe një ekonomie që u fundos si pasojë e krizës globale të 2008-ës.
Merkel, “de facto” projektoi mekanizmin që në vitet në vijim garantoi dhjetëra miliarda euro ndihmë ekonomike për Greqinë dhe më vonë edhe për Portugalinë, me kushtin që këto vende të shkurtonin shpenzimet publike dhe të rrisnin nivelin e taksave.
Pjesa më e madhe e borxhit grek ishte kontraktuar nga bankat gjermane, të cilat ishin të interesuara që Greqia të mos falimentonte.
Në vitin 2018, Ministria e Ekonomisë në Gjermani kishte përllogaritur se mes viteve 2010 dhe 2017, bankat gjermane kishin fituar rreth 2.9 miliardë euro nga kriza greke, veçanërisht për shkak të interesit të grumbulluar me kalimin e kohës.
Megjithatë, Greqia nuk ka falimentuar dhe mbi të gjitha vazhdoj të qëndrojë brenda eurozonës; detaj ky që shmangu një efekt domino që do të kishte çuar në fundin e euros dhe ndoshta edhe të Bashkimit Evropian.
Kjo është një meritë që sot i njihet Merkel madje edhe nga kundërshtari i saj më i ashpër si ish-ministri grek i ekonomisë, Yanis Varoufakis.
“Është e vërtetë që në fund ajo ia doli ta mbajë të bashkuar eurozonën. Por unë kam shumë rezerva për politikat që ka zbatuar”, tha ai.
Shumë vendime të rëndësishme të marra nga Merkel në vitet e saja si kancelare kanë këtë tipar të përbashkët: vlerësimet negative dhe ato pozitive, bashkëjetojnë së bashku në varësi të këndvështrimeve.
Një fakt të tillë e ka shpjeguar mjaft mirë edhe ish-kryeministri grek Alexis Tsipras në një artikull për gazetën greke Ekathimerini.
Sipas Tsipras, zgjedhjet e Merkelit në vitet e krizës greke “theksojnë ndjeshëm ambivalencën e saj. Nga njëra anë përpiqej për të forcuar sa më shumë hegjemoninë gjermane në eurozonë dhe nga ana tjetër kërkonte që Bashkimi Evropian të ishte koheziv, duke u munduar të mbante gjallë imazhin e një Gjermanie evropiane e hapur ndaj dialogut”.
Kjo politikë ka të bëjë edhe me një aspekt të vendimmarrjes së saj më të njohur, atëherë kur vendosi për të mirëpritur në Gjermani mijëra njerëz që iknin nga lufta civile në Siri.
“Ne mund ta bëjmë”, tha ajo në një fjalim të famshëm publik kur po sqaronte rreth planit të qeverisë gjermane për të mirëpritur dhe integruar këta emigrantë të rinj në Gjermani.
Përfundimisht, rreth një milion azilkërkues sirianë mbërritën në Gjermani.
Vendimi i Merkelit ishte një vendim shumë i guximshëm dhe i paprecedentë, madje vazhdon edhe sot të mbetet unik në peizazhin politik evropian. Asnjë vend, as më parë dhe as sot, nuk ka pritur kaq shumë azilkërkues në të njëjtën kohë që ikën nga Lindja e Mesme sa priti Gjermania në ato muaj.
Merkel e bëri të qartë menjëherë se pritja e refugjatëve sirianë ishte një ngjarje e jashtëzakonshme.
Në pranverën e vitit 2016 ishte Merkel ajo që fluturoi në Stamboll për të bërë një marrëveshje me Turqinë, në emër të gjithë Bashkimit Evropian, për të parandaluar futjen në Evropë të mijëra sirianëve që përpiqeshin të largoheshin nga lufta.
Turqia dhe Bashkimi Evropian vendosën të nënshkruajnë marrëveshjen, e cila sipas ekspertëve të ligjit mbetet një nga aktet më të diskutueshme të politikës së jashtme të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian në vitet e fundit.
As vendimi tjetër i famshëm i Merkelit pas aksidentit të Fukushimës në vitin 2011 për mbylljen e termocentraleve bërthamore gjermane deri në vitin 2022, nuk ishte në gjendje për të tërhequr vlerësime pozitive me kalimin e kohës. Shumë shpresonin se mbyllja e termocentraleve bërthamore do ta shtynte Gjermaninë të përshpejtonte energjinë e rinovueshme, e cila nga ana tjetër duhet të kishte shtyrë pjesën tjetër të Evropës drejt një prodhimi energjie gjithnjë e më të qëndrueshme.
Mirëpo, mbyllja e termocentraleve bërthamore në Gjermani e bëri të nevojshme vazhdimin e mbështetjes në lëndë djegëse dhe shumë ndotëse, si qymyri. Edhe sot, Gjermania është një nga vendet perëndimore më të varura nga qymyri dhe një studim i fundit tregoi se nga viti 2011 deri në vitin 2017 varësia më e madhe nga qymyri gjeneroi një rritje të emetimit të ndotësve si dioksidi i squfurit.
Varësia e Gjermanisë nga qymyri ka siguruar një mbulesë politike për disa vende të Evropës Lindore, madje më të varura nga kjo lëndë edhe se sa vetë Gjermania, e cila gjatë dy viteve të fundit ka kundërshtuar pikërisht masat ambicioze të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Ka një tjetër vendim të rëndësishëm të marrë nga Merkel në sektorin e energjisë që do të ketë ende pasoja të paparashikueshme në të gjithë Evropën: ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2, i cili lidh drejtpërdrejt Gjermaninë me Rusinë dhe përfundon në shtator.
Megjithatë, disa analistë e kanë parë si një politikë logjike të Merkelit dhe si provë e largpamësisë së saj politike, pasi sipas tyre, është e vetmja politikane perëndimore që gjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur dialog të vazhdueshëm me Putin-in.
Ata mendojnë se arsyetimi i Merkel është i tillë se sa më shumë lidhje të krijojë Rusia me Evropën qoftë edhe të natyrave tregtare, aq më pak gjasa ka që ajo të izolohet gjithnjë e më shumë nga bota perëndimore dhe, si një doktrinë politike e suksesit të madh, ndërvarësia është një garanci për paqe dhe stabilitet, ndërsa izolimi në kohë të gjatë të çon në keqkuptime dhe konflikte.
Por duket se Merkel kompromisin, ndërmjetësimin dhe nevojën për të shmangur me çdo kusht konfliktet e ka si doktrinë kryesore të udhëheqjes së saj. Një gjë të tillë ajo e tregoi edhe me vendimin e fundit, duke miratuar të ashtuquajturin Fondi Evropian i Rimëkëmbjes me qëllim balancimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Merkel ka refuzuar gjithmonë t’i përgjigjej pyetjeve rreth trashëgimisë së saj politike, duke shpjeguar se një gjë e tillë nuk është pjesë e detyrave të saja si kancelare.
Megjithatë, disa vjet më parë ajo vendosi t’i përgjigjej një pyetjeje mjaft interesante në një aktivitet që zhvillohej në qytetin e vogël Stralsund. Dikush e pyeti se si do të donte të kujtohej në një libër historik për fëmijë që do të botohej pas pesëdhjetë vitesh? Merkel, iu përgjigj: Si dikush që ka provuar!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...