Pesë vendet ku nuk duhet ta lini asnjëherë celularin

Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 29 January 2024
Në shtrat ose nën jastëk
Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalojnë natën. Drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen për një kohë të gjatë nën pëlhura.
Në xhep
Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë. E vendosim pajisjen celulare në xhepin e pantallonave dhe vazhdojmë. Besojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh. Megjithatë, sado logjike që tingëllon, kjo lëvizje bën më shumë dëm sesa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një celular kur është në xhepin e pantallonave rritet shumë në krahasim me atë kur është në çantë. Sipas ekspertëve, rrezatimi i celularit mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme të fertilitetit ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e celularit afër kofshëve dobëson kockat e ijeve.
Në tualet
Nëse e keni zakon të merrni celularin me vete në tualet ose të luani muzikë ndërsa bëni banjë, më mirë harrojeni. Bakteret në sipërfaqe, sado mirë t’i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas kalojnë në duart, fytyrën dhe rrobat tona. Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjë pas përdorimit të tij mbeten në hapësirë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ngjiten lehtësisht në sipërfaqet e tjera.
Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta
Nëse temperaturat në ambient janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni celularin me vete ose ta mbani në çantë. Ndryshimet në temperatura janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme në funksionet e celularit.

Të tjera
-
OSBE reagon pas mbylljes së qendrave për punë sociale në Veri që udhëhiqeshin nga Beogradi
Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale...
-
Zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani, ambasadori Rohde pret miq e kolegë në rezidencën e tij
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e ...
-
Scholz thotë se nuk do ta pranojë kurrë AfD-në
Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luft...
-
Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale...
-
Shefi i OKB-së thotë se “mjaft është mjaft” përpara përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka riafirmuar “nevojën u...
-
Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. SPD-ja e kan...
-
Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën
Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të...
-
Vodhi çantën me 4.5 milionë lekë nga një veturë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i dënuar më parë disa herë...
-
Kjo është kandidatja për deputete e listës së Albin Kurtit që mori më së paku vota
Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është ...
-
Ushtarët italianë testojnë procedura shpëtimi në kampin Villaggio Italia
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të udhëh...
-
Nënshkruhen marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur sot disa marrëveshje. ...
-
Kosova dhe masat e BE-së: Një ngërç me pasoja të zgjatura
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës...