Pesë të vrarë dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
23:20 | 07 August 2023
Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donetskut të hënën, duke i vrarë pesë persona dhe duke i plagosur të paktën 31 të tjerë, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Në sulmin e parë, i cili e kishte për cak pjesën ukrainase të një rajoni të okupuar pjesërisht nga Rusia, u vranë katër civilë, ndërsa në tjetrin mbeti i vdekur nënkryetari i degës rajonale të Shërbimit Emergjent Shtetëror të Ukrainës, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, shkruan REL.
Të paktën 31 njerëz – përfshirë 19 policë, pesë shpëtimtarë dhe një fëmijë – u plagosën gjatë sulmeve, thanë zyrtarët.
Nga këto sulme u dëmtuan një hotel, ndërtesat e banimit dhe struktura të tjera civile, tha guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë në një komunikatë për media online se po përpiqet të mos lërë asgjë pos “gurë të copëtuar e djegur” në lindje të Ukrainës. Komentet e tij u shoqëruan nga pamje nga dëmtimi i një ndërtese pesëkatëshe banimi, e cila kishte një kat të rrënuar praktikisht.
Sulmi vdekjeprurës vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët nga rreth 40 vende të botës u mblodhën në Arabinë Saudite për ta gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. /Abc news

Të tjera
-
Trump reagon ndaj sul*mit izraelit ndaj Iranit: Jemi të gatshëm të mbrojmë veten dhe Izraelin, nëse Irani vendos të kundërpërgjigjet
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur pas sulmit izraelit ndaj objekteve ...
-
Gjashtë shkencëtarë bërthamorë dhe gjenerali i lartë iranian raportohet se janë vrarë në sulmin izraelit
Media shtetërore iraniane raportoi se gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë ...
-
Zbulimi i pllakës në Gjermani për qeverinë në ekzil, ambasada gjermane: Mbështetëm Kosovën në kohën më sfiduese
Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, një pllakë përkujtimore është zbuluar në Bon ...
-
Dalin pamjet e para pas sul*mit të Izraelit ndaj Iranit
Video dhe imazhe të shumta paraqesin një pamje të sulmit të Izraelit gjatë ...
-
Edhe sot vazhdon seanca për rastin “Banjska”
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin...
-
Emilja Rexhepi: Nëse nuk ka kompromis apo numra, të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka komentuar ngërçin politik dhe bllokadën...
-
Si reagoi bota për sulmet izraelite në Iran?
Vende anembanë botës po reagojnë për sulmet izraelite ndaj Iranit, me disa që...
-
Në sụlmet ajrore izraelite vri*tet një nga njerëzit më të fuqishëm të Iranit
Ish-shefi i sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, është vrarë në sulme...
-
Osmani pritet nga Perandori Naruhito gjatë qëndrimit në Japoni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot nga Lartmadhëria e Tij, Peran...
-
Ky fshat i Prishtinës do të mbetet sot pa rrymë e pa ujë për disa orë
Banorët e fshatit Bardhosh do të mbesin pa rrymë por edhe pa ujë për disa orë...
-
Ky është ish-ushtari i UÇK-së që vdiq tragjikisht në Kotorr të Skenderajt
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Kotorr të S...
-
Pa asnjë rezultat plot 30 herë, sot përpjekje e re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Sot, sërish mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në përpjekjen e radhës p...