Lajme

Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 15 September 2024

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy automjeteve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor po merret me këtë rast.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, tha Ahmeti. “Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera