Lajme

Pesë të lënduar, dy vetura përplasen me traktorin në Pestovë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 23 October 2019

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Pestovë.

Dy vetura janë përplasur me një traktor, ku si pasojë pati pesë të lënduar.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera