Lajme

Pesë të arrestuar për vrasjen në Klinë, ky është i dyshuari kryesor

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 28 April 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjecari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.

Sinjali mëson se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për këtë vrasje.

Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari kryesori është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

-Advertisement-

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e 23-vjecari është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri është plagosur me lopatë në kokë. Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera