Pesë shtete të BE-së bllok Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit, Kroacia për Banjskën
Autori: Gazeta inFokus
22:19 | 04 July 2026
Jo një por së paku pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ia bënë sërish bllok Serbisë.
Sipas burimeve diplomatike, të prira nga Holanda pastaj Suedia si dhe tri vende të Baltikut, tashmë janë kundër që Beogradi, ashtu siç pretendonin pushtetarët atje, këtë korrik do të çelte Kapitullin 3 të bisedimeve për anëtarësim në union.
Një zëdhënës i ministrisë së Punëve të Jashtme holandeze konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se vlerësimi i Qeverisë lidhur me paketën e zgjerimit 2025, ende është në fuqi: Hapja e kapitullit 3 për Serbinë tani do të ishte jo sipas performancës së kërkuar duke pasur parasysh shqetësimet e forta për sundimin e ligjit në Serbi.
Një çështje për refuzimin e disa vendeve evropiane është edhe fakti që quhet i pakapërcyeshëm. Kjo ka të bëjë me pushtetin në Beograd që kurrë nuk i vendosi sanksione Rusisë, për shkak të luftës ndaj Ukrainës fqinje.
Pos këtyre arsyeve të theksuara këto ditë; vende anëtare të Unionit siç është Kroacia, edhe viteve paraprake I kanë thënë Jo hapjes së kapitujve për anëtarësim të Serbisë në BE.
Vetëm se Kroacia, ka kusht vendosjen para drejtësisë nga autoritet serbe të organizatorit dhe pjesëmarrësve të sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë. Ky mbetet një nga kushtet e forta kroate, por edhet të vetë komisonerës për Zgjerim.
Marta Kos, tha në nëntor të 2025 se zgjidhja e plotë e rastit ku u vra rreshteri I policsë kosovare Afrim Bunjaku, mbetet detyrim për palën serbe.
Serbia e ka statusin e vendit kandidat për të hyrë në BE, qysh prej marsit 2012. Duke qenë se bënë politikë të dyfishtë e nuk plotëson kërkesat e vendeve anëtare; siç është edhe fqinjësia e mirë pikë së pari me republikën e Kosovës, shteti serb nuk çeli asnjë kapitull të anëtarësimit qysh nga viti 2021.

T� tjera
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...

































