Lajme

Pesë shpërthime në veri – një qytetar serb i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 06 December 2022

Vetëm gjatë të martës, në Zubin Potok e në veri të Mitrovicës kanë ndodhur 5 shpërthime.

Siç raporton Kanal10, komuna e Zubin Potokut ishte cak i tri shëprthimeve, derisa dy tjera kanë ndodhur në veri të Mitrovicës.

Siç merr vesh Kanal10, nga këto shpërthime është lënduar një qytetar i komunitetit serb, i cili edhe ishte raksist në veri të qytetit.

-Advertisement-

“Tri shpërthime kanë ndodhur në komunën e Zubin Potokut, dhe dy të tjera në verI të Mitrovicës. Është raportuar se këto shpërthime kanë ndodhur derisa zyrtarët komunal të Zubin Potokut ishin duke hyrë në objektin e komunës, dhe gjatë atij moment kishin ndodhur shpërthimet. Paraprakisht, këta të fundit kishin tentuar të hyjnë por një gjë e tillë u ishte pamundësuar për shkak të incidenteve që ishin shkaktuar nga protestuesit serb”, tha gazetarja e Kanal 10.

Ajo ka shtuar se deri më tani, Policia e Kosovës ende s’ka konfirmuar për persona të lënduar nga këto shëprthime.“Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur tri shpërthime, në tri ndërtesa siç njihen këtu “Tri rrokaqjejet”, këtë lajm për kanal10 e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës ku kanë thënë se gjatë këtyre incidenteve s’ka ndonjë person të lënduar. Kanal10 merr vesh se nga këto incidente të shkaktuara, ka mbetur i lënduar një taksist i komunitetit serb, dhe i njëjti ka marrë tjeratim mjekësor” tha ajo.

Derisa Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zyrtarë komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarë policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna me armë pasditen e së martës në Zubin Potok.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ata janë sulmuar nga disa persona të maskuar.

Ndërkaq ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këto sulme.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.

Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush”, ka shkruar ministri Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera