Shëndetësi

Pesë shenja paralajmëruese të një arresti kardiak

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 25 April 2023

Një sërë simptomash i paraprijnë arrestit kardiak, që mund të nënkuptojë se pacienti është në rrezik të një gjendjeje potencialisht fatale.

Studiuesit i kanë përcjellë njerëzit që përjetuan arrest kardiak jashtë spitalit.

Pacientët u regjistruan në regjistrin danez të arrestit kardiak midis viteve 2016 dhe 2018.

-Advertisement-

Një në dhjetë prej tyre kishte thirrur një ambulancë deri në 24 orë para se të përjetonte një arrest kardiak.

Simptomat më të zakonshme të hershme të arrestit kardiak ishin: problemet me frymëmarrje, konfuzioni, të fikëtit, dhimbje gjoksi dhe zbehje. Mosha mesatare e pacientëve ishte 74 vjeç, ndërsa 59.9 për qind ishin meshkuj.

“Problemet me frymëmarrje kishin më shumë gjasa t’i paraprinin arrestit kardiak sesa dhimbja e gjoksit. Për shkak se dispnea (vështirësi në frymëmarrje) është gjithashtu një shenjë e gjendjeve të tjera mjekësore, shpresojmë që gjetjet tona do të nxisin kërkime të mëtejshme për të ndihmuar dispeçerët e ndihmës së shpejtë të dallojnë midis simptomave të gjendjes dhe problemeve të tjera shëndetësore”, ka thënë autori i studimit, Filip Gnesin, shkencëtar në spitalin ‘North Zealand’ në Hillerod të Danimarkës.

Arresti kardiak, i njohur gjithashtu si arrest kardiopulmonar, ndodh kur zemra juaj papritmas ndalon së pompuari gjakun drejt organizmin. Personi me arrest kardiak humb vetëdijen, ndërsa frymëmarrja është e parregullt.

Kur ndodh arresti kardiak, nuk ka kohë për të humbur, është një urgjencë kërcënuese për jetën dhe telefonimi i shërbimeve emergjente është jetik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera