Lajme

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 19 January 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person për dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë, 15.01.2022 – NN. Me datën 18.01.2022 është arrestuar i dyshuari i mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të viktimës. Viktima është intervistuar në prani të QPS-së, dhe viktima ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Edhe në Drenas është arrestuar një person për shkak se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gllogoc, 18.01.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës viktima kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq, në Rahovec është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij.

“Rahovec, 18.01.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në Gjakovë u arrestua një person për dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

“Gjakovë, 17.01.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe më pas është strehuar në shtëpi të sigurt. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në një rast tjetër në Gjakovë u arrestua një grua pasi e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj.

“Gjakovë, 14.01.2022 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, bashkëshortin e saj. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera