Lajme

Pesë raste të dhụnës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 09 September 2024

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë.

Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmojë një grua tjetër.

“Lipjan,08.09.2024-10:00. Është intervistuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmoj viktimë femër kosovare. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.”

-Advertisement-

Ndërsa në Obiliq një grua ka njoftuar se më 6 shtator është sulmuar fizikisht nga një person. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq,08.09.2024-11:32.Viktima femër kosovare ka lajmëruar se më datën 06.08.2024 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.”

E në Prishtinë një grua është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, i cili gjendet në arrati.

“Prishtinë / 08.09.2024-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.”

Në Pejë, një grua ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë një person e ka kanosur dhe ka tentuar ta fusë në veturë me forcë.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Pejë/ 08.09.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.”

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Malishevë / 08.09.2024-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera