Lajme

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 29 September 2021

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këto raste të dhunës kanë ndodhur një në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Gjilanit, një në rajonin e Prizrenit dhe një në rajonin e Mitrovicës.

Rasti në Prishtinë ka ndodhur të martën ku një femër ka raportuar se është kërcënuar me sms nga bashkëshorti i saj.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori si dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar me sms nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Gjilan është arrestuar një person ku i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër në Gjilan ka ndodhur të martën, ku është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka kanosur dhe ka tentuar ti sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ku me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e ti ka kanosur dhe ka tentuar ti sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti në rajonin e Prizrenit, më saktësisht ka ndodhur në fshatin Malësi e re, ku është arrestuar një person pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ku me endim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i dhunës në familje në Mitrovicën e Jugut ka ndodhur të martën ku një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor si dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera