Lajme

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 17 November 2021

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Tre prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Fushë Kosovë, kurse dy tjera në Prishtinë.

Nga këto raportime tre persona janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Në të gjitha rastet e raportuara, dhunë psikike e fizike është ushtruar ndaj grave nga bashkëshortët e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera