Lajme

Pesë raste aktive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 14 December 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5.

Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 26 testime prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë të vdekur ndërsa është shëruar një person.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.946 doza të vaksinës anti Covid, kurse në 24 orët e fundit janë vaksinuar 9 persona, njofton MSh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera