Lajme

Pesë persona u dënuan me nga 2.000 euro – nuk janë vetë-izoluar

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 21 March 2020

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot deri te Gjykata Penale Shkup pa dorëzuar propozime për dhënien e urdhër-pagesave kundër 5 personave për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal me çka të njëjtët gjobiten me nga 2.000 euro.

“Të gjithë kanë arritur në vend nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë më 16, 17 dhe 18 mars, ndërkaq të njëjtët kanë nënshkruar deklaratë se do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Megjithatë, gjatë kontrolleve më 18 dhe 19 mars, nga ana e personave zyrtarë, të njëjtët nuk janë gjetur në adresat ku jetojnë. Të akuzuarit edhe pse kanë qenë të obliguar që t’i zbatojnë rekomandimet, të njëjtët nuk kanë vepruar në pajtueshmëri, me çka kanë kryer vepër penale”, thonë nga Prokuroria.

Paraprakisht, MPB ka dorëzuar padi penale kundër dy banorëve të Dibrës të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për mbrojtje nga virusi korona. Pos tyre, me 4.000 euro gjobë u ndëshkua edhe një qytetar tjetër nga Struga, pasi nuk ka qëndruar në vetëizolim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera