Lajme

Pesë persona të lënduar në një aksident në Istog

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 08 December 2019

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut.

Aty, të lënduar nga aksidenti kanë mbetur pesë persona, shkruan gazeta inFokus.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

-Advertisement-

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Ndërsa, sipas ekipit mjekësor, 5 personat në fjalë janë të lënduar lehtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera