Lajme

Pesë persona ndalohen për 48 orë lidhur me përleshjen në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe”

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 02 June 2022

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë për shkak të përleshjes fizike në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gjykata Themelore në Prizren njoftoi se derisa po mbahej seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i akuzuar për krime lufte, pak para orës 12:00, saktësisht derisa po dëgjohej një dëshmitar, ka filluar një incident në mes të pranishmëve në sallë të gjykimit, raporton telegrafi.

-Advertisement-

Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë së sotme në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar.

Në sallë të gjykatës kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit dhe familjarë të tyre, i akuzuari nën përcjellje të gardianëve të burgut si dhe familjarë të tij të afërt.

Gjykata i ka ofruar bashkëpunim Policisë, objekti i Gjykatës është i pajisur me kamera të sigurisë, në sallë dhe korridore të Gjykatës, të cilat do t’i shërbejnë Policisë së Kosovës për procedurën hetimore, për më tepër Gjykata do të pres raportin final pas procedurës hetimore nga ana e Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera