Lajme

Pesë persona hidhen nga një ndërtesë, 4 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 24 March 2022

Katër persona janë gjetur të vdekur në rrëzë të një ndërtese në qytetin buzë liqenit të Montreux të Zvicrës me një person të pestë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Kjo sipas policisë zvicerane.

Alexandre Bisenz, një zëdhënës i policisë rajonale të Vaud-it, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ai nuk mund të konfirmonte menjëherë një raport lajmesh në të përditshmen zvicerane Blick, që thoshte se të pestë ishin hedhur nga një ndërtesë.

-Advertisement-

Bisenz i tha AP-së se një hetim është duke u zhvilluar për incidentin që ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të enjten. Ai nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Montreux, një qytet bukolik buzë liqenit, njihet më së miri si një pikë e nxehtë turistike dhe veçanërisht për festivalin e tij vjetor të xhazit. /Albanianpost.com/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera