Lajme

Pesë persona ‘bëhen llom’ te kompleksi i Jasharëve në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 16 November 2021

Janë arrestuar dy persona pas një përleshje fizike, që ndodhi të hënën te kompleksi i Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas policisë në rrahje u përfshinë pesë persona ku tre prej tyre u intervistuan si viktima të rastit, derisa u konfiskua edhe një armë lodër që ishte përdorur për të frikësuar viktimat.

Raporti i plotë:

-Advertisement-

“Njësitë policore pas informatave për një rrahje mes disa personave ka dalë në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  dhe kanë shoqëruar për intervistim tri viktima të mitur meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorë një armë lodër për ti frikësuar viktimat e cila armë është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me  prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Në rast nuk është lënduar ndonjë person”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera