Shëndetësi

Pesë përfitime nga uji

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 19 November 2018

Kemi dëgjuar që sekreti për një lëkurë të mirë është konsumimi i shpeshtë i ujit. Por ç’përfitime të tjera ka trupi nga ai? Një nga arsyet për një dietë të suksesshme është pirja e mjaftueshëm e ujit. Pini ujë herët në mëngjes dhe para se të flini dhe mundohuni të mos i konsumoni pijet e tjera.

1.Uji u jep gjendje të mirë fizike dhe mendore
Pirja e ujit ju ndihmon në ndryshimin për mirë të gjendjes suaj emocionale. Dehibrimi shkakton lodhje të trupit, ndaj duhet ujë.

2.Është i mirë për sistemin e tretjes
Uji në trup bën që çdo gjë të shkojë mirë. Para dhe pas buke, pini nga një gotë ujë.

-Advertisement-

3.Forcon imunitetin
Uji forcon sistemin tuaj imunitar dhe lejon që organet të funksionojnë në potencialin e tyre optimal.

4.Pastroheni nga toksinat
Uji pastron toksinat e shumta që keni në trup. Kur pini ujë, dhjami dhe toksinat dalin jashtë trupit tuaj

5.Zemra juaj do u falenderojë
Konsumimi i ujit ul shanset për sulm në zemër dhe gjithashtu ul tensionin. Një gotë uji përpara gjumit të natës, ndihmon në qarkullimin e gjakut te organet, kur ju jeni duke fjetur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera