Sport

Pesë ndeshjet që do t’i humbasë Cristiano (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 August 2017

Ronaldo do të humbasë ndeshjen në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës dhe katër sfidat e para të La Ligas pas dënimit nga Federata e Futbollit Spanjoll.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, 1 për kartonin e kuq dhe 4 për shtyrjen që i bëri gjyqtarit, shkruan Gazeta Express.

“Pika e parë, Lojtari suspendohet me një ndeshje pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, një kur zhveshi fanellën dhe një për simulim dhe gjobitet me 800 euro”.

-Advertisement-

“Pika e dytë, Ronaldo është suspenduar edhe për katër ndeshje tjera për shkeljen e artikullit 96 të kodit disiplinor dhe do të gjobitet me 3005 euro, derisa klubi 1400”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Ai do t’i humbasë sfidat ndaj Barcelonës, Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera