Sport

Pesë muaj pa u paguar, futbollistët e Ferizajt paditin klubin në FFK

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 03 August 2020

Klubi Futbollistik “Ferizaj” nuk do të ketë sfidë vetëm organizimin dhe rikthimin në elitë për edicionin e ardhshëm. “Ujqit” do të përballen tashmë edhe me procedura ligjore, pasi që pesë ish-futbollistë të këtij klubi tashmë e kanë dërguar lëndën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe po kërkojnë shlyerjen e obligimeve.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se pesë futbollistë i janë drejtuar komisioneve të FFK-së këtë të hënë (3 gusht), derisa po kërkojnë që t’i zgjidhin çështjet financiare me klubin e Ferizajt, pasi që të njejtit nuk janë përgjigjur në shlyerjen e obligimeve ndaj tyre.

Futbollistët në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës “Sheshi” se dërgimi i lëndës në FFK ishte opsioni i fundit për ta, por ndoshta më së i domosdoshmi për t’i nxjerrë paratë e tyre nga kontratat e nënshkruara një vit më parë.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për pesë paga të plota të cilat klubi i detyrohet këtyre futbollistëve, të cilët tashmë po presin që FFK të merret me këtë çështje.

Sheshi” mëson gjithashtu se Ferizaj nuk është klubi i vetëm që është paditur nga futbollistët për shkak të mos kryerjes së obligimeve. Ndër klubet që do të përballen me procedura disiplinore do të jetë edhe Besa e Pejës, pikërisht për këtë arsye.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera