Lifestyle

Pesë mënyra të shpejta dhe në trend për t’i kapur flokët bisht

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 14 August 2017

Këto stile praktike për flokë, do t’ju marrin vetëm 5 minuta përpara pasqyrës.

Si në sfilatën e Balmain, mund t’i kapni flokët bisht në pjesën e kurorës së kokës duke e fshehur llastikun me një tufë flokësh të rrotulluar rreth bishtit. E thjeshtë dhe e shpejtë!

-Advertisement-

Po në të njëjtën mënyrë, kapini flokët sa më lart të mundeni dhe pastaj me një mashë, krijoni onde të mëdha në pjesën e bishtit.

Më pas ato mund t’i modeloni me karfica që të mos lëvizin, duke ruajtur gjithmonë volumin që ju bën të dukeni kurdoherë shumë të kuruara, si Rihanna.

Mblidhini flokët mbrapa me një llastik relativisht të lirshëm dhe pastaj ngrijeni bishtin lart për të krijuar volum- dhe lërini flokët e rinj të dalin vetiu për një pamje më natyrale (= seksi!) si Gigi Hadid.

Përdridhni të dyja pjesët anësore të flokëve përpara se ti hapni me llastik e pastaj ta fshihni atë me flokë- si Nina Dobrev.

Mund të lini edhe ndonjë tufë flokësh përpara dhe të krijoni një onde të lehtë (megjithatë, shumica e flokëve krijojnë vetiu një onde të madhe e shumë femërore rreth fytyrës)

Dhe nëse vërtet po vërtet nuk keni kohë fare, mblidhini flokët mbrapa, kapini me një llastik, nxirrni dy fije të holla në pjesën e veshëve dhe thojuni njerëzve se jeni frymëzuar nga sfilata e Anthony Vacarello-s në Paris!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera