Lajme

Pesë makina aksidentohen në Krushë të Vogël, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 01 December 2019

Një aksident trafiku në mes të pesë veturave ka ndodhur pasditën e së dielës në masgjitralën Prizren Gjakovë, më konkretisht në fshatin Krushë e Vogël.

Në këtë aksident sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, lëndime të lehta trupore ka marrë një person, shkruan gazeta inFokus.

“Rreth orës 13:15 një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël. Në aksident janë të përfshira pesë vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera