Uncategorized

Pesë kosovarë humben jetën në bregdetin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 17 July 2017

Janë të paktën pesë shtetas të Republikës së Kosovës që gjatë kësaj sezone verore kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar.

Indeksonline ka siguruar informacione brenda Policisë së Shtetit se këto vdekje kanë ardhur pasi kosovarët u futen ne det për tu larë.

Rasti i parë i vdekjes u regjistrua me 20 qershor, kur në një plazh të Shengjinit, shtetasja R.K, 69-vjeç banuese në Pejë, duke u larë në det gjeti vdekjen.

-Advertisement-

Rasti i dytë u regjistruar nëntë ditë më vonë (29 qershor) ku shtetasja V.P., 44-vjeç banuese në Prishtinë, pasi është futur në det, në plazhin Kune, kishte humbur ndjenjat dhe gjatë transportimit për në spital ndërroi jetë.

Rasti i tretë i vdekjes ka ndodhur në Velipojë ku shtetasi M.K., 72-vjeç u mbyt në det duke u larë. Ky rast u regjistrua me 2 korrik tek autoritetet e shtetit shqiptar.

Me 13 korrik rreth orës 19:00 përsëri në plazhin  Velipojës humbi jetën kosovari B.P., 63-vjeç. Por nga veprimet e kryera nga autoritete e shtetit kjo vdekje u regjistrua si natyrale.

Dhe rasti i fundit i vdekjes së kosovarit në bregdetin shqiptar u regjistrua me 14 korrik në Durrës. Rr.R., 62-vjeç sipas policisë duke u larë në det është mbytur./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera