Lajme

Pesë kandidat për të zëvendësuar Shpend Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 15 December 2019

Shpend Ahmeti këtë të diele dha lajmin që u dorëhoq nga posti i Kryetarit të PSD-së.

Kjo për arsyen e rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 6 Tetorit, shkruan gazeta inFokus.

E pikërisht në këtë ditë, po votohet për pasardhësin në post të Ahmetit.

-Advertisement-

Kjo në zgjedhjet e brendshme të partisë, derisa Natyra Kuçi, zëdhënësja e PSD-së, ka thënë që për postin e liderit janë pesë kandidat, shkruan gazeta inFokus.

“Është duke u mbajtur mbledhja e Kuvendit në të cilën caktohet Këshilli dhe kryetari. Dmth është duke ndodhë procesi i votimit. Po votohet për kryetarin. Janë 5 kandidatë për kryetar të PSD-së”, ka thënë Kuçi.

E në këto zgjedhje nuk ka kandiduar Shpend Ahmeti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera