Lifestyle

Pesë gjërat e gardërobës që nuk bën t’i vishni në vend të punës

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 19 December 2017

Në një ditë pune, ju i shpenzoni mesatarisht 14 minuta duke i zgjedhur rrobat të cilat do t’i vishni.

Përderisa përzgjedhja e rrobave mund të jetë konsumuese e kohës, ekziston edhe një problem tjetër: shumica prej nesh nuk jemi të sigurt se çfarë rrobash i përshtaten një vendi të caktuar të punës, transmeton Telegrafi.

Një anketim me 2,000 britanikë ka zbuluar se 9 për qind e grave janë urdhëruar nga shefat të shkojnë në shtëpi ta ndërrojnë veshjen sepse atyre nuk iu është dukur e përshtatshme për vendin e punës veshja e tyre.

-Advertisement-

28 për qind e punëtoreve femra thonë se kanë pranuar komente të padëshiruara për pamjen e tyre.

Ndërsa një hulumtim tjetër thotë se 16 për qind e grave janë këshilluar nga mbikëqyrësi të mos veshin më rroba “provokuese”. 15 për qind e femrave besojnë se ekzistojnë paqartësi sa i përket kodit të veshjes në vend të punës.

Sipas anketimeve të ndryshme, këto janë gjërat e gardërobës të cilat janë më të papranueshmet në një vend të punës:

– Fundet e shkurta

– ‘Duksat’

– Bluzat me slogane të ndryshme

– Kapuçat

– Sandalet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera