Lifestyle

Pesë fazat nëpër të cilat kalon secila lidhje – në cilën jeni për momentin?

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 11 December 2017

Një anketim ka zbuluar pesë fazat nëpërmjet së cilave kalon çdo lidhje – dhe çfarë përfshin secila fazë.

Ky anketim është kryer nga sajti i takimeve ‘eHarmony’ me 1.000 australianë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, këto janë pesë fazat nëpërmjet së cilave kalon çdo lidhje:

-Advertisement-

Faza e shkëndijave

Kjo fazë është në fillimin e lidhjes, ku dy palët e kuptojnë se iu pëlqen njëri-tjetri.

Faza e muajit të mjaltit

Kjo është faza ku ndiheni të lumtur dhe komod afër partnerit, dhe gjithçka është emocionuese.

Faza e intimitetit

Mesatarisht çiftet i thonë njëri tjetrit “të dua” pas tre muajve së bashku, dhe zakonisht meshkujt e fillojnë të parët.

Dhe me zhvillimin e lidhjes, njerëzit ndihen më komod pranë njëri-tjetrit – ku mesatarisht pas pesë muajve ndihen rehat ta lënë furçën e dhëmbëve në shtëpinë e tjetrit, ndërsa vetëm një muaj pas lidhjes ndihen lirshëm të lëshojnë gazra.

Faza e angazhimit në lidhje

Anketimi ka zbuluar se njerëzit nuk janë të frikësuar të angazhohen në lidhjen e tyre – 45 për qind e njerëzve thonë se janë fejuar pas vetëm një viti. 28 për qind kanë thënë se shpërngulen me partnerin pas gjashtë muajve në lidhje, etj.

Faza e thyerjes së zemrës!

Fatkeqësisht, mbetet fakt i hidhur se shumicës së lidhjeve u vjen fundi dikur.

Sidoqoftë, 67 për qind e njerëzve kanë treguar se e vazhdojnë jetën dhe fillojnë lidhjen me dikë tjetër brenda një viti – këtë meshkujt e bëjnë shumë më shpejt sesa gratë.

Por, edhe nëse e gjeni dikë tjetër, anketimi tregon se mesatarisht një personi i duhen dy vite të plota për ta harruar ish- partnerin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera