Lifestyle

Pesë fazat nëpër të cilat kalon çdo marrëdhënie

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 04 November 2024

Marrëdhëniet janë të ndërlikuara, të vështira dhe kërkojnë impenjim. Megjithatë janë edhe të bukura, romantike dhe plot momente të mrekullueshme, ndërsa sipas një studimi të fundit të gjithë ndjekin të njëjtat faza. Në fakt, ekspertët që studiojnë funksionin e neuroneve të trurit kanë arritur në përfundime shumë interesante në lidhje me marrëdhëniet dhe tani mendojnë se, pavarësisht nga kushtet në të cilat është krijuar një lidhje, ka 5 faza specifike që kalon.

Faza 1: “Fluturat në stomak”

Shumë e konsiderojnë atë si pjesën më të mirë të marrëdhënies, pasi mbizotërojnë gëzimi. Pasioni dhe nevoja për kontakt të vazhdueshëm dominojnë këtë fazë. Në këtë pikë, rolin e parë në trurin tonë e luajnë testosteroni dhe estrogjeni, hormone që rrisin libidon dhe energjinë.

-Advertisement-

Faza 2: Ndërtimi i marrëdhënieve

Në fazën tjetër gjërat relaksohen pak dhe sipas neuroshkencëtarëve, kjo është faza në të cilën tërheqja fizike është sërish shumë e fortë, por shoqërohet edhe me nevojën për një njohje më të thellë mes partnerëve. Kimikatet që rrjedhin në të gjithë trupin janë kryesisht dopamina dhe adrenalina, neurotransmetues që kanë një efekt shumë pozitiv në disponimin tonë.

Faza 3: Intimiteti

Faza e tretë është ajo e familjarizimit. Tani, po pyesni se çfarë po ndodh saktësisht dhe nëse kjo marrëdhënie është e duhura për ju. Në këtë fazë ka më shumë intimitet dhe çështjet praktike vihen në qendër të interesit.

Faza 4: Ndershmëria

Është koha të përballeni me tiparet më pak lajkatare të partnerit tuaj dhe, së bashku me to, të zbuloni edhe tuajat. Duke arritur në fazën e katërt ju ndjeni nevojën për të qenë të sinqertë me tjetrin dhe dëshironi të njëjtën gjë. Nuk është e lehtë, por është e nevojshme nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të vazhdojë në një nivel tjetër.

Faza 5: Stabiliteti

Pasi ka kaluar ulje-ngritje të ndryshme, dyshime dhe probleme të vogla apo të mëdha, marrëdhëniet vijnë në fazën e stabilitetit. Oksitocina (hormoni i çliruar gjatë një orgazme) na bën të ndihemi më të bukur dhe më intimë, dhe vazopresina, e cila aktivizon ato zona të trurit që na japin një ndjenjë mbrojtjeje dhe besimi, lirohet në trup. Tashmë apartnerët e dinë se kanë gjetur “njeriun” e tyre dhe nuk dyshojnë në zgjedhjen e bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera