Lajme

Pesë ditë pasi nisi punën, përballet me zjarrin katastrofik

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 19 June 2017

Vetëm pesë ditë pasi kishte nisur punën, 26-vjeçarja April Cachia doli në turnin e natës në stacionin e zjarrfikësve Shoreditch.

Pak orë pas mbërritjes – dhe duke mos u ndeshur kurrë më parë me një zjarr – ajo u gjet ballë për ballë me një nga skenat më shkatërruese në historinë britanike.

E reja Cachia, e cila ndihmoi më shumë se 20 banorë në katet e larta të bllokut, i ka rrëfyer gazetës “The Daily Telegraph” për skenat tronditëse që kishte parë në Kullën Grenfell.

-Advertisement-

“Era e tymit, zhurma e kërcitjes, zhurma e mbeturinave që godasin tokën, fëmijët që bërtasin, njerëzit që ju japin telefonat e tyre për të folur me të dashurit e tyre – këto janë gjërat që ju kurrë nuk do t’i  harroni”, thotë Cachia, e cila kishte ëndërruar të bëhej zjarrfikëse që kur ishte fëmijë.

Prej momentit kur ajo dëgjoi zërin e një zonje që bërtiste nëpër stacion tek pas orës 2 të mëngjesit duke thënë “Mobilizim! Mobilizim!” Cachia tha se e dinte që kjo do të ishte një gjë e madhe.

“Udhëheqësi ynë na shpjegoi se duheshin 40 pompa zjarri, që do të thotë se duheshin po aq makina të zjarrfikësve të jenë në vendin e ngjarjes,” rrëfen ajo. “Kjo është një gjë e rrallë dhe ne që të gjithë po shihnim njëri-tjetrin duke thënë ‘uou’. Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë – kjo ishte përballja ime e parë me një zjarr”.

Duke folur nga shtëpia e saj në Bethnal Green, në lindje të Londrës, ku jeton me nënën e saj Vivien, 62- vjeçare dhe vëllain e saj më të madh Damian, Cachia tha se mund të shihte se blloku ishte “i zhytur plotësisht në flakë” derisa ekuipazhi i saj po i afrohej kullës.

“Gjatë rrugës ekuipazhi u afruan rreth meje pasi ata e dinin se unë kisha vetëm pesë ditë që kisha dalë në në punë, ” tha ajo. “Ata më shpjeguan se kurrë nuk kishin parë më herët ndonjë gjë të tillë dhe se duhet të qëndrojmë së bashku. [Ata thanë] sigurohuni që të mbani mendjen vetëm rreth jush, të jeni të ngadalshëm por të qëndrueshëm, të menaxhoni mirë kohën tuaj, ju e dini për atë që keni marrë përsipër për të bërë, mos e humbni kontrollin, mos u përpiqni të nguteni dhe të bëni gjëra të çmendura”.

Cachia e përshkruan skenën kaotike me të cilën u përballë në Kullën Grenfell. “Kishte shumë njerëz që bërtisnin në rrugë që familja e tyre janë brenda, se nuk mund t’i gjejnë, se njerëzit janë të humbur, ata duan ndihmë,” rrëfen ajo.

“Ju provoni të bllokoni sa më shumë emocionet tuaja në mënyrë që të mund të bëni punën më të mirë që mundeni. Ishte kaos absolut. Mendoj se në këtë pikë policia ende po përpiqej të kontrollonte rrugët”.

Ekuipazhit të Cachia-s i ishte thënë se shkallët ishin shumë të ngushta për më shumë zjarrfikës për t’u ngjitur me veshjen e plotë të aparateve të frymëmarrjes, kështu që atyre iu ishte dhënë mundësia për të ndihmuar të mbijetuarit jashtë ndërtesës, ose duke shkuar brenda me vetëm pajisje për sy për t’i ndihmuar banorët.

“Partneri im Paul dhe unë vetëm e pamë njëri-tjetrin dhe thamë se a do të hyjmë atje?”, tha ajo. “Në këtë pikë ka shumë njerëz që dalin, kështu që ju keni shpresë dhe jeni të ngazëllyer se po shpëtoni njerëzit”.

Cachia e përshkruan se si në fillim, ajo po ndihmonte banorët të iknin nëpër shkallë, dhe çdo minutë ose çdo 30 sekonda po dilte dikush- dhe pastaj kishte një periudhë ku askush nuk zbriste fare.

“Do të jenë diku rreth 45 minuta, dhe kjo dukej si përgjithmonë”, tha ajo. Por, pasi kishin frikë se të gjithë banorët e mbetur ishin zhdukur në flakë, papritmas një familje aziatike prej katër vetash u shfaq në shkallë.

\”Ishte kohë e gjatë që ne nuk kishim dëgjuar zë nga dikush, prandaj ishte e pabesueshme kur kjo familje doli,” tha ajo.

“Ju mund ta merrni me mend se kishin qenë atje duke luftuar për jetën e tyre. Unë vetëm mendova dhe falënderoja Zotin, kjo është një banesë më shumë që ne mund ta lirojmë”.

Cachia shpjegon se si një grua tjetër, e cila, ndërsa ishte akoma në ndërtesën e mbushur me tym, u ndal për të ndihmuar fqinjin e saj të verbër, të vetmuar dhe të bllokuar në banesën e tij.

\”Ajo grua ishte kaq e guximshme, ajo po qante dhe bërtitiste, dhe më ndali për të më shpjeguar për fqinjin\”, thotë 26-vjeçarja. \”Ajo vetëm kujdesej për të – ky unitet i fqinjëve në atë bllok ishte shembullor, mund të thuash se ata ishin një komunitet kaq i afërt\”.

Cachia thotë se ajo u interesua për të verbrin, dhe më vonë dëgjoi se ai kishte shpëtuar. Ajo foli për trimërinë e kolegëve të saj, të cilët hoqën helmetat e tyre për të mbrojtur foshnjat nga tymi.

“Zjarrfikësit kanë marrë foshnjat, duke i vënë helmetat e tyre tek fëmijët në mënyrë që ata të mund të jenë të sigurt. Nëse nuk kishin një rezervë, ata e hiqnin të tyren dhe e vendosnin te fëmija,” rrëfen ajo.

Cachia, e cila sapo kishte përfunduar kursin e saj të trajnimit prej 11 javësh, tha se ajo ishte në kullën  Grenfell në një “kohë të tmerrshme”.

“Ne filluam të ndihmonim njerëzit në katin e tretë, por përfunduam në katin e dhjetë”, rrëfen ajo. “Ju doni t’i arrini ata, kështu përfundoni duke shkuar lart e më lart”.

“Njerëzit thoshin: vëllai im, motra ime, tezja ime ende është atje. Ju jeni aq të përfshirë për situatën serioze që mbretëron, kështu që përpiqeni të bëni më të mirën që mundeni. Unë nuk kam parë kurrë njerëzit që të angazhohen kaq shumë”.

Cachia tha se po mendon për të gjitha familjet dhe po lutet për to. “Kjo nuk më ka larguar nga puna, por më ka shtuar dëshirën që të vazhdojë tutje,” tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera