Lajme

Përzgjidhen finalistët për çmimin “Kadare”, ja kur shpallet fituesi

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 16 May 2017

Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës në fund të Majit mes 6 autorëve finalistë që u përzgjodhën dje nga juria.

Juria e çmimit “Kadare” në letërsi, një çmim prej 10 mijë euro që akordohet nga Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, ka ngushtuar listën e konkurrentëve, dy javë para vendimit për fituesin.

Juria u mblodh dje, ku katër anëtarët e saj, Ylljet Aliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi dhe kryetari i jurisë, shkrimtari Bashkim Shehu, në video-konferencë nga Spanja, pas diskutimeve dhe një votimi të fshehtë arritën të ngushtonin listën e finalistëve me 6 autorë nga 36 autorë që konkurruan këtë vit me dorëshkrimet e tyre.

-Advertisement-

Lista e autoreve dhe titujt e veprave mes të cilëve do të zgjidhet fituesi janë;
Musa Ramadani – Profeti nga Praga (roman)
Virion Graçi – 800 hapa larg Veneres (roman
Arben Kastrati – I dashuri unë (roman)
Mimoza Ahmeti – Tutori (roman)
Ardian Haxhaj – Vegim (roman)
Brajan Sukaj – Viti i Elefantit (roman)
Ledia Dushi, koordinatore e çmimit Kadare, duke folur mbi punën e jurisë dhe prurjet e këtij viti në konkurrim tha se “në fazën e parë u përzgjodhen 36 vepra nga të cilat 7 vepra ishin nga autore femra.

Pas votimit të fshehtë të jurisë u selektuan 6 autorë, disa prej tyre të njohur tashmë dhe autorë të rinj në letërsinë shqipe”.

Çmimi i madh do të shpallet gjatë ditëve letrare të Razmës, që mbahen më 26-27 -28 maj.
Këtij evenimenti këtë vit i bashkangjitet edhe konferenca shkencore për letërsinë, me temë “Kujtesa dhe letërsia”, organizuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve për Publikun në UET

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera