Përzgjedhja e LRF Prishtinës fituese e Kampit U15

Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 08 August 2018
Përzgjedhja e LRF të Prishtinës 1 është fituese e Kampit Edukativ Kombëtar U-15. Njomakët prishtinas në ndeshjen finale, e cila u zhvillua, djet, në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, e kanë mundur përzgjedhjen e LRF të Pejës, me rezultat 2:0, shkruan GazetaFokus.
Këto dy ekipe ishin fituese të grupeve të tyre në kampin e mbajtur në muajin e kaluar në Durrës, derisa finalja u vendos të luhet në Kosovë. Të pranishëm në ndeshjen finale ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE, Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Rrebeshi i shiut që ra pikërisht kur futbollistët dolën në fushën e lojës ishte i mirëseardhur, pasi i freskoi futbollistët, të cilët më pas treguan lojë shumë të mirë dhe me aksione të rrjedhshme.
Përzgjedhja e Prishtinës ishte më e qartë në lojën e saj, ku si rrjedhojë shënoi edhe dy gola. Fillimisht realizoi Avdullah Ahmeti (10’), derisa fitoren e prishtinasve e vulosi Art Zeka (42’). Në fund të ndeshjes, bartësi i këtij kampi dhe njëherësh kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli, ritheksoi rëndësinë që ka ky kamp si dhe vëmendjen e madhe që i kushton FFK-ja këtij kampi dhe zhvillimit të të rinjve.
Ai u shpreh i kënaqur me sjelljet e lojtarëve dhe disiplinën e treguar gjatë kampit të mbajtur në Durrës dhe i përgëzoi lojtarët për talentin e shfaqur. Ndërkaq, anëtari i KE të FFK-së, Bakir Burri, shprehu shpresën që këta talente të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen dhe të jenë pjesë e ekipeve të futbollit të Kosovës.
Artan Bytyqi, trajner i LRF Prishtinës
Në përgjithësi ka qenë ndër kampet më të mira. Besoj se kjo finale e arsyetoi kampin e 10-të jubilar. Të dyja ekipet treguan cilësitë e tyre, por mendoj se Prishtina ishte për një nuancë më e mirë. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët, ku pati lojë me aksione të rrjedhshme dhe ku nuk munguan as golat. Gjithsesi, përgëzoj edhe ekipin e Pejës, pasi rivaliteti në lojë ishte shumë i fortë.

Të tjera
-
Asistentja e Qerkinit: Më dhimbset që shkoi pa e gjetur djalin, ma ka lanë amanet që t’i vazhdoj kërkimet
Sot në Shipol të Mitrovicës po varroset Bajram Qerkini, drejtori i Qendrës Bu...
-
Banorët në Prishtinë njoftohen se kush janë policët në lagjen e tyre
Policia e Kosovës ka filluar informimin e qytetarëve dhe bizneseve në Prishti...
-
Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që s’i lejon zgjedhjet derisa të kryhet lụfta
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka riafirm...
-
Tara: Kurrë s’kemi pasur ushtri të rregullt, në shtator të ‘98-ës s’ka pas strukturë hierarkike
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ia prezantoi dëshmitarit Ismet Tara dek...
-
Tara në Gjykatë flet për dokumentin që po e kërkon: Përmban informacione kinse kam akuzuar UÇK-në për krịme
Pasi diskutoi me avokatin e tij, Ismet Tara i njohur si Komandant Hoxha, tha ...
-
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?
Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së...
-
Aksion policor dhe i prokurorisë në Prizren, disa persona të arrestuar për krim të organizuar
Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një ak...
-
Kremlini flet për votimin në OKB: E pranuam faljen e Vuçiqit
Kremlini ka pranuar faljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mbështetje...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. ...
-
Macron do t’iu raportojë liderëve të BE-së mbi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha se ai caktoi një videokon...
-
Nisma i reagon Lushtakut: Për fundin politik të Fatmir Limajt vendosim ne
Paralajmërimi i Sami Lushtakut për “fundin politik” të Fatmir Limajt, ka nxit...
-
Mbrojtja kundërshton pranimin e deklaratave të mëhershme të Ismet Tarës në prova
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë katër ekipet e mbrojtjes ...