“Përvjetor i zbehtë i pavarësisë, nën sanksione e me prishje marrëdhëniesh me ShBA-në”
Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 19 February 2024
Tri partitë opozitare në vend kanë thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e cenuar dhe se as një herë nuk ka pritur përvjetor më të zbehët e pa progres.
Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë akuzuar pushtetin aktual se si shkak i tyre, Kosova ka hyrë në përvjetorin e 16-të të saj si shtet i sanksionuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe si shtet i qortuar nga aleati kryesor i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka thënë se për tri vite qeverisje të qeverisë Kurti, festimet e përvjetorëve kanë qenë të zbehta pasi nuk ka pasur as një vizitë nga ndërkombëtarët, përveç organizimeve protokollare.
“Me 17 shkurt ne festuam 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kemi pasur një organizim të zbehtë përveç atyre protokollare që janë, nuk kemi pasur ndonjë vizitë nga aleatet tanë ndërkombëtarë, sepse që nga marrja e qeverisë as një herë nuk ka gjetur dakordim me ta dhe secilin ditë po shohim deklaratë të ndryshme si të aleteve nga BE-ja gjithashtu edhe nga ShBA-të. Është viti i parë i festimit të pavarësisë ku ne jemi me sanksione nga BE-ja. Kemi parë deklarata të një pas njëshme të aleteve ndërkombëtar dhe të ShBA-ve”, ka thënë ai.
Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ka shtuar se qeveri duhet që të dakordohet me aleatet për çdo veprim, pasi sipas saj, sot Kosova është e lirë falë tyre.
“Është dashur që të dakordohen sepse fal tyre ne sot jemi këtu ku jemi, mirëpo ju e dini që ky kryeministër tash e tri vite e ka futur vendin në një rrugë pa krye. Ka pasur mbështetjen në shumicën e rasteve në proceset integruese edhe nga opozita mirëpo këto proceset e tjera të rëndësishëm kur i merr e thirre opozitën pasi të merr vendimet, ai nuk është bashkëpunim. Është hera parë që kemi një kryeministër që nuk bashkëpunon me opozitën, puna e tij, tash e tri vite që ka ardhur nuk ka punuar për qytetarët e Kosovës por ka punuar vetëm anëtarët e VV-së”, ka thënë ajo për EO.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është e pa falshme mos koordinimi i qeverisë me aleatet marr parasysh angazhimin e tyre që Kosova të jetë e lirë e e njohure nga shtet e tjera.
Sipas saj, si shkak i keqqeverisjes sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe pa progres.
“Është e pafalshme për faktin se ne gjithë kujtojmë sidomos në vigjilje të festave të pavarësisë, kujtojmë rrugëtimin e Kosovës për tu bërë shtet, gjakun e derdhur, sakrificën, dëshmorët, martirët, por edhe aleancat tona, intervenimin e NATO-së dhe faktin që partneret tanë e kanë ndihmuar fuqishëm Kosovën për tu bërë shtet. Për tu konsoliduar në aspektin e fuqizimit të saj ndërkombëtar për tu njohur nga shtet e tjera për tu bërë anëtare në organizma ndërkombëtarë dhe sot për pavarësi Kosova vazhdon që të jetë më e zbehtë, më e cenuar dhe Kosova nuk ka progres për të cilin do të donim të flisnim sot edhe si opozitë”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka thënë se nuk është lajm i mirë qortimi nga partnerët dhe se koordinimi me ta duhet që të jetë edhe në momentin kur veprimet e qeverisë janë veprime kushtetuese.
“Prandaj nuk është lajm i mirë as qortimi nga partnerët tanë, as koordinimi edhe kur veprimet tona janë veprime kushtetuese, ne duhet të respektojmë partneritetin e ta ruajmë këtë partneritet, sidomos kur bëhet fjalë për aleancën tonë kryesore që është SHBA-ja, e cila ka investuar jo vetëm kapitalin ushtarak, ka investuar për vite të tëra gjithë kapitalin e tyre njerëzor dhe kudo në rrugëtimin e Kosovës edhe në Këshill të Evropës edhe në betejën tonë të papërmbyllur me Serbinë; ne kemi një adresë, kemi një garanci, kemi një partneritet që janë SHBA-ja dhe BE-ja. Prandaj nuk është e lehtë që sot të flasim për sanksione, nuk është e lehtë sot t’i numërojmë betejat, pengesat, rrugëtimin tonë të rëndë në kohën kur lajmi kryesor është qortimet që ne çdo ditë i marrim nga partnerët tanë”.
Deputetja e AAK-së Albana Bytyqi, ka thënë se Kosova për herë të parë feston pavarësinë nën sanksione, sipas saj, ky ka qenë një vit shumë shqetësues si shkak i keq qeverisjes.
Ajo tha se fal qeverisjes së Albin Kurtit sot shteti nuk ka bashkëpunim me aleatët dhe pa përkrahjen e ShBA-së.
“Po për here parë si shtet jemi nënë sanksione është kjo fal qeverisjes jo të mirë të Albin Kurti dhe të VV-së. Ajo çka është e rëndësishme që ne si shtet nuk po mundemi dhe qeverisja e VV-së nuk po mund ta jap as një kontribut në lidhje me qytetarët të cilët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për me u zhvillu brenda vendit tonë e jo me ik jashtë vendit. Ne e dimë shumë mirë që ky vit ka qenë vërtet një vit shumë shqetësues për ne si qytetar edhe neve si politikanë për shkak se ka pasur shumë lëvizje që kanë shkuar në migrim dhe kjo është shumë shqetësuese për në”.
“Ne kemi parë që përderisa sot jemi nënë sanksione dhe e kemi parë që nuk kemi bashkëpunim me aleatët tanë dhe kjo falë qeverisej së Albin Kurti dhe mos koordinimit ne jemi sot këtu ku jemi dhe nuk kemi përkrahjen e SHBA-së”, ka thënë ajo. /EO
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...