Lajme

Përveç UP-së edhe këto Universitete Publike hapin konkurse për pranimin e studentëve

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 21 September 2020

Konkursi për pranimin e studentëve të rijnë është hapur edhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” , Universitetin i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Universitetin i Pejës “Haxhi Zeka, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kështu është bërë e ditur në njoftimet e publikuar nga këto Universitete, shkruan Gazeta Infokus.

Në “Isa Boletin” këtë vit do të regjistrohen 1 mijë e 196 studentë të rregullt.

-Advertisement-

Po ashtu do të regjistrohen edhe 142 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Ndërsa në Universitetin Ferizajt do të pranohen 640 studentë në nivelin Bachelor dhe 150 të tjerë në nivelin Master.

E në Universitetetin ”Haxhi Zeka” në Pejë, do të regjistrojë 1240 studentë, prej të cilëve 1220 studentë të rregullt dhe 20 studentë me korrespondencë.

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, këtë vit të regjistrojë 780 studentë të rregullt në studime baçelor.

Kurse në Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistroj 1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

Konkursi në  këto Universitete, do të jetë i hapur deri me 30 shtator 2020, në ora 16:00.

Kujtojmë që edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs.

Ku priten të regjistrohen 6 mijë e 638 të rijnë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera