Lajme

Përveç Rizvanollit, askush nga kabineti qeveritar në debatin për kryeshefin e KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 26 April 2023

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, përveç ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, askush prej kabinetit qeveritar nuk është pjesëmarrës.

Po ashtu në fjalën e tij deputeti i PDK-së, Ferat Shala kritikoi ministrat e Kurtit duke thënë që të gjithë ishte dashur që të ishin sot në këtë seancë të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera