Lajme

Përveç raketës “Javelin”, Kosova do të blejë edhe disa sisteme të tjera ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 13 January 2024

Përveç raketës antitankt “Javelin”, Kosova ka në plan të blejë edhe disa sisteme të tjera ushtarake.

Këtë e bëri të ditur Liridona Gashi, këshilltare e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Megjithatë, ajo tha se nuk mund të japin më shumë informacione në këtë fazë.

-Advertisement-

“Sigurisht se është planifikuar blerja edhe e disa sistemeve të tjera, por në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacione me ju”, u shpreh ajo.

ShBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti-tank “Javelin”. Ministria e Mbrojtjes do të shpenzojë rreth 70 milionë euro për këto sisteme, që do të vihen në dispozicion për Ushtrinë e Kosovës.

Antitanku “Javelin”, për herë të parë u përdor në Irak në vitin 2003, ndërsa u bë e njohur në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, ku është përdorur gjerësisht në shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera