Lajme

Përveç Podujevës, VV-ja po feston edhe një fitore: Mposhtën PDK-në në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 29 November 2020

Nënkryetari i VV-së në Mitrovicë të Jugut, Alban Uka, është lajmëruar nga veriu i vendit ku janë mbyllur vendvotimet.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë shqiptare në veri

“Përshendetje nga Veriu i Mitrovicës, ku ne këto qaste Lëvizja VETËVENDOSJE! shpallet subjekti i parë shqiptar fitues! URIME”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sidoqoftë, ende nuk ka rezultate zyrtare për Mitrovicën e Veriut, mirëpo matësit paszgjedhor e nxjerrin fitues kandidatin e Listës Serbe dhe në vendin e dytë VV-në.

VV-ja po feston në veri për shkak të garës që kanë me PDK-në në këtë komunë, e cila zakonisht dilte parti e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera