Lajme

Përveç Osmanit, Pahor do ta takojë edhe Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 07 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Takimi do të nis nga ora 16:25 në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë dhe në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Përpara Kurtit, Pahor ka paraparë takim me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani.

Takimi i Osmanit me Pahor do të nis nga ora 15:00. Qëllimi i vizitës është përgatitja për Samitin e Brdo-Brionit, i cili do të mbahet më 12 shtator, ku në këtë samit do të jetë pjesëmarrëse edhe e para e shtetit të Kosovës.

Presidenti slloven do ta vizitojë Kosovën pas vizitës që ai i bëri Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera