Lajme

Përveç KFOR-it, operacionin e fikjes së zjạrreve në Prevallë e mbështeti edhe FSK-ja

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 14 August 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se ekipet e saj nga Forcat Tokësore, Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, Ekipit Mjekësor dhe Policisë Ushtarake janë bashkuar në operacionin për shuarjen e zjarreve në Prevallë.

FSK-ja tha se ky operacion është mbështetur me kapacitete nga ajri edhe nga KFOR-i dhe ekipe të zjarrfikësve nga Prizrenit, që për disa ditë u përballen me zjarre.

“Pas intervenimit nga ajri nga ana e KFOR-it, u krijuan mundësi që zjarri të jetë  nën kontroll, ekipet tani  po kontollojnë dhe po bëjnë të pamundurën që zjarret të mos përhapen përsëri”, thuhet në reagimin e FSK-së.

-Advertisement-

KFOR-i sot intervenoi më helikopterë për shuarjen e zjarreve që kapluan Prevallën tash e 10 ditë, teksa thanë se asistenca e tyre u bë pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera