Lajme

Përurohet shtatorja e dëshmores së Kombit Myrvete Maksutaj

Autori: Islam Morina 16:54 | 04 December 2021

Është përuruar shtatorja e Myrvete Maksutajt, njërës prej dëshmoreve që me sakrificën e saj sublime u dha shembull atyre që strukeshin skutave në kohën kur lufta për liri po merrte bijtë dhe bijat më të mira të kombit.

Ajo ra në luftë të pakompromis me forcat serbe, derisa po tentonte të nxirrte nga spitali shokët e saj të betejave, të cilët ishin të plagosur dhe zënë rob nga forcat serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo kishte bërë betim mbi trupin e vëllait të saj dëshmor Enverit, se do t’ia merrte hakun dhe se nuk do ta linte gjakhumbur as atë, dhe asnjë luftarë tjetër të lirisë.

-Advertisement-

Dhe ashtu ndodhi, ajo u hakmor me dhjetëra herë në beteja, por dita kur ajo do të binte në altarin e lirisë, është dita kur ajo kurorëzoi idealin e saj dhe amanetin e dhënë mbi trupin e vëllait të saj dëshmor.

Ishte dita e 4 dhjetorit 1998, kur Mervetja në tentativë për të tërhequr shokët e saj që ishin të plagosur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, përleshet me forcat okupatore që kishin blinduar spitalin. Ajo në aksionin e shpëtimit të shokëve, la të vrarë dhjetëra policë serb që po e ruanin spitalin dhe të plagosurit, që më shumë po mbaheshin rob aty, se sa po kuroheshin.

Tyta e armës së saj atë ditë, kishte tmerruar forcat serbe, duke i dhënë Pejës vulën e saj të gjakut, bekimin e lirisë. Si Myrvetja lindin rrallë në histori, si ajo bien rrallë në histori. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera