Përurohet segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 28 October 2017
Është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht deri në fshatin Kijevë të Malishevës, pasi kishte mbetur peng i mos shpronësimit të tokave në këtë pjesë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka premtuar se nuk do të ketë zvarritje të ndërtimit të rrugëve për fajin e Ministrisë apo shpronësimeve të tilla.
Lekaj theksoi se para një muaji u kishin premtuar banorëve të asaj pjese se deri në fund të këtij muaji do të kryhet kjo pjesë e autostradës dhe përurimi i sotëm tregon se ata do të jenë të saktë në premtimet e dhëna.
“Sot jemi këtu në segmentin e dytë ta quaj të autostradës Prishtinë-Pejë dhe deri në Kievë që është kryer, unë e falënderoje dhe ministren që ka marrë vendimin në kohën me të shkurt të mundshme për shpronësim. Prandaj ju e dini që kemi qenë këtu në këtë segment para një muaji dhe kemi premtuar se në fund të muajit do të bëhet përurimi i kësaj rruge. Ka pritur për 16 muaj vetëm për një vendim të shpronësimit që nuk është marrë nga ish Qeveria e Kosovës. Prandaj unë iu them qytetarëve që do të jemi të saktë, atë që e themi publikisht edhe do ta realizojmë”, tha Lekaj.
Mirëpo, pikërisht sot kur Lekaj po përuronte këtë pjesë të autostradës, në autostradën tjetër që po ndërtohet, ajo Prishtinë-Hani Elezit, një punëtor i kompanisë ndërtuese ka humbur jetën.
Për këtë ministri Lekaj tha se ka kontaktuar me drejtorin e projektit dhe familjarët e të ndjerit, duke kërkuar takim urgjent për këtë çështje.
“Me lejoni që së pari të shpreh ngushëllime për një fatkeqësi që ka ndodhur në punishte në autostradën për Han të Elezit. Mendoj që ne duhet të jemi në këto momente afër familjes dhe unë si ministër kam vu kontakte me familjen, por edhe me drejtorin e projektit dhe kam kërkuar takim urgjent”, theksoi ai.
Lidhur me shpronësimin e tokave në këtë pjesë të autostradës, foli edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila u shpreh se nuk do të lejojnë prolongimin e ndërtimit të rrugëve për shkak të procedurave burokratike.
“Jam e lumtur që jam sot pikërisht në këtë vend ku para shumë pak kohe ne bëmë shpronësimin për ndërtimin e kësaj pjese të rrugës. Të gjithë e dimë rëndësinë që ka ndërtimi i rrugëve në vendin tonë, nuk jemi vend shumë i madh prandaj nuk duhet të lejojmë prolongimin e panevojshëm të procedurave burokratike siç ka qenë edhe shpronësimi për arsye se ne duhet të ecim me hapa të shpejt”, u shpreh Reshitaj.
Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se kjo është autostrada e dytë që po e përshkon Malishevën dhe se ky po i frohet qendrave tjera.
Sipas tij, mundësia e lëvizjes së qytetarëve do të jenë shumë me të mira, derisa beson se do të kenë edhe projekte tjera që do të bëhen bashkë me ministrinë./Telegrafi/

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...































